Përveç atyre që kanë firmosur dhe atyre që pritet ta bëjnë një gjë të tillë, edhe dy futbollistë të tjerë me shumë mundësi do jenë pjesë e Vllaznisë së sezonit të ardhshëm. I asaj Vllaznia që mendohet të jetë pretendente. Bëhet fjalë për malazezin Blazho Rajoviç dhe shkodrani Ndriçim Shtubina. Të dy ata futbollistë aktualisht janë pjesë e Flamurtarit por bëhet e ditur se janë në planet e drejtuesve shkodranë. Madje, thuhet se ditën e djeshme, duke shfrytëzuar praninë e Rajoviç në Shkodër, drejtuesit e Vllaznisë kanë nxituar ta takojnë e të pinë një kafe me të duke i shprehur dëshirën që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e tyre. Rajoviç ka kaluar dy sezone në Shkodër dhe ia ka kaluar mirë. Për më tepër, të gjithë tifozët janë të “dashuruar” pas tij.

Kjo mund të bëjë të mundur kthimin sërish në sezonin e ardhshëm. Lajmin për takimin e mbrojtësit shtatëlartë me drejtuesit kuqeblu, e bëjnë të ditur për gazetën online www.shkodrasport.com, miq të afërt të lojtarit në qytetin verior të Shqipërisë. Nga ana tjetër, edhe për Shtubinën shanset për t’u veshur kuqeblu janë të mëdha. Aq më tepër kur duket se marëdhëniet e këtij lojtari me trajneri Muça kanë filluar të krisen dhe kjo u demostrua edhe tek zëvendësimi që ky i fundit i bëri të shtunën ende pa mbaruar pjesa e parë e ndeshjes. Dhe Shtubina u dallu qartë se nuk e priti mirë atë. Muça mendohet të jetë edhe sezonin tjetër në krye të Flamurtarit dhe prandaj shanset që Shtubina të jetë pjesë e kësaj skuadre duken të vogla. Edhe vetë lojtari herëpashere ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Vllaznia dhe prandaj mundësitë tashmë shtohen për ta bërë një gjë të tillë. Fotoja e mëposhtme tregon më së miri se këto dy futbollistë do jenë sërish sëbashku edhe sezonin e ardhshëm. Këtë herë jo tek Flamurtari por tek Vllaznia.

www.shkodrasport.com

Rajoviç dhe Shtubina dje sebashku ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Foto: Gjon GJEKA