Mesfushori Ivan Rakitic i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Kroacisë.
Gjatë merkatos së verës 32-vjeçari u largua nga Barcelona në drejtim të Sevillas, por së fundmi i ka befasuar të gjithë pasi është tërhequr nga nënkampionët e botës.
Vendimi i Ivan Rakitic u konfirmua nga Federata Kroate e Futbollit. Rakitic zhvilloi 106 paraqitje me kombëtaren e tij, duke realizuar 15 gola.