Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”. Për gazetarin Marco Ventura, Rama ka komentuar aktualitetin politik, duke e krahasuar qeverinë me Juventusin dhe veten me Ronaldon, kjo ngaqe e ka deklaruar edhe me perpara se eshte tifoz i kesaj skuadre.

“Ata e thonë vetë se me Edi Ramën nuk kanë shans të fitojnë. Duan që unë të dorëhiqem për të bërë një qeveri tranzitore.

Është si t’i kërkosh Juventusit, meqë është shumë i fortë, që të pranojë formacionet që bëjnë të tjerët, jo trajneri i saj dhe që të shkojë në fund të klasifikimit për ta nisur kampionatin nga e para… pa Ronaldon!.