Në studion e Rubrikës Sportive është diskutuar mbi sfida e javës së 10-të. I ftuar në studio ka qene dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama, i cili sqaroi gjithashtu dhe sherrin e ndodhur në fund të sfidës.

“Barazimi nuk më kënaq asnjëherë. Por jam i kënaqur me lojën që dha ekipi dhe atë që dhanë çunat. Jemi akoma herët që të bëjmë llogaritë tonë. Sfida jonë është që ne të bëjmë një lojë të mirë dhe më pas rezultatet do të vijnë”, u shpreh Rama.

“Ne në shtëpinë tonë u futëm për ta fituar ndeshjen. Të kondicionuar nga mungesa të rëndësishme në grup. Hakaj ka qenë me temperatyrë dhe ska qenë as në fushë. Kjo domethënë nuk u vu re nga askush deri më tani.

Trashi po në mesfushë. Idrizaj me të drejtë nuk është në formën më të mirë. Kthimi me këtë lojën 3-5-2 që është debatuar shumë në këto mediat shqiptare. Unë them se nëse një ekip që do të dal kampion duhet të përdorë më shumë se një skemë, në varësi të ndeshjes sesi shkon”, shtoi për ndeshjen Olsi Rama.

Dëmtimet e shumta

“Dëmtimet janë pjesë e një kampioni të gjatë, kartoni është lojtari i parë që mungon. Nuk ështe se kemi shumë mungesa nga kartonat. Dëmtimet tani janë. Edhe Trashi ka luajtur me një dëmtim të lehtë. Dëmtimi i TElushit është diçka që gjithmonë e ngacmon”, tha Rama.

Sherri në fund të ndeshjes

“Dëbatet janë pjesë e punës. Janë ato që shoqërojnë një punë gjatë gjithë kohës, jo vetem ne sport. Në përfundim të ndeshjes mund të ketë patur dhe pakënaqësira për rezultatin e ndeshjes gjë që solli një debat midis trajnerëve.

Por u mbyll aty. Unë isha prezent vetë. Lexova për grushte, por nuk ka diçka të tillë ua siguroj. Është një gjë që duhej evituar, por lajmi i mirë është që në fund të dy trajnerët shkuan dhe takuan futbollistët për djersën e dhënë në fushë”, sqaroi Olsi Rama./newsport/