Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama pranon se kryeministri i vendit dhe vëllai i tij, Edi Rama është dashamirës ndaj sportit.

Por nga ana tjeter ai ka folur edhe per çeshtjen e borxheve qe klubet kane ne tatime duke permendur ketu edhe Vllaznine, por nga ana tjeter, ka shprehur habine si u licensuan bardheblute per te luajtur ne Europe.

“Ajo që perceptoj unë është mosbesim mes ca klubeve të ligës dhe qeverisë. Nuk ka klimë bashkëpunimi. Dallohet dhe në fjalët dhe qëndrimet. Unë jam kundër faljes së borxheve dhe kamatvonesave. Presidenët këtu i shtrijnë këmbët më shumë i gjatë seç është jorgani.

Edhe pagat e lojarëve janë përtej mundësive. Flamurtari ka borxh më shumë 1.3 miliardë lekë, Vllaznia ka 1.1 miliardë lekë. Tirana e ka ca 800 milionë. Kjo tregon sek klubet skanë ecur si biznes, kanë arritur artificialisht rrogat për të sfiduar njëri-tjetrin.

Ishte për të ardhur keq. Në sezonin e kaluar vetëm 5 ekipe mund të liçencoheshin dhe të luanin në kupat e Europës. Unë se di si u liçensua Tirana me 800 milionë lekë borxhe. Mund të bësh akord me tatimet për shumë gjëra, por jo për borxhet.

Është një rrëmujë e gatuar së bashku. Presidentët bëjnë gabime me pasion. Çdo qeveri duhet të jetë palë me zhvillimin e sportit”, deklaroi Rama.