Ne ndeshjen ndaj Skenderbeut u detyrua te lere fushen e lojes si rrjedhoje e nje demtimi te pesuar ne minutat e para te pjeses se dyte. Mesfushori Behar Ramadani pesoi nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje nuk mundi ta çonte ndeshjen deri ne fund.

Nderkohe diten e sotme mesohet se ai ka bere edhe ekzaminimet e duhura te ketij demtimi dhe mjeket kane konstatuar nje terheqje muskulare te shkalles se pare.

Si rrjedhoje i kane rekomanduar 10 dite pushim, çka do te thote se ai ka humbur ndeshjen e se merkures me Kukesin, por edhe ate me Partizanin nderkohe qe mbetet per t’u pare nese do te rikuperohet apo jo per perballjen e javes se fundit te fazes se trete te kampionatit, ate me Flamurtarin ne Vlore.

Mungesa e Ramadanit ne repartin e mesfushes pritet te krijoje nje boshllek ne skuader ngaqe ai ka qene titullar i padiskutueshem ne formacion, nderkohe qe duhet pare tashme se si do te zgjidhe stafi teknik zevendesimin e ketij lojtari.

Edhe lojtar tjeter qe luan ne kete repart, Florind Bardulla ka qene edhe ai i demtuar dhe ende nuk dihet nese do te rikuperohet apo jo sepse mund te luaje ne vend te Ramadanit ngaqe jane futbolliste me tipare te njejta.
www.shkodrasport.com