Situata tek Vllaznia nuk duket shume e qete por edhe as shume shqetesuese. Tre pjestare te saj, pikerisht futbollistet Gurishta e Imami si dhe zevendestrajneri Plori kane dale pozitiv me virusin covid-19.

Megjithate ka sinjale qe situata nuk eshte edhe aq problematike sa mund te behet. Shehi, nje tjeter lojtar qe ka patur disa shqetesime, i eshte bashkuar stervitjes me ekipin sepse situata e tij eshte normalizuar.

Nga an tjeter, shqetesime kane patur edhe Behar Ramadani dhe Eugeniu Sidorenco. Te parit i eshte bere tamponi para dy ditesh dhe mesohet se sot i ka ardhur pergjigja.

Nje pergjigje qe ne fakt ka gezuar te gjithe sepse Ramadani ka dale negativ, Kjo do te thote se virusi mund te mos kete prekur te gjithe ekipin e Vllaznise.

Tashme pritet edhe pergjigja e tamponit qe ka bere dje molvavi Sidorenco dhe ajo do te tregoje shume gjera sepse ne njefare menyre do te percaktoje edhe shkallen e perhapjes se virusit tek kuqeblute.

Fakti qe Ramadani doli negativ ndonese ka patur shqetesime, tregon se shpresat per nje permiresim te situates ne skuadren shkodrane jane te medha. Ne vijim pritet qe edhe futbollistet e tjere te bejne tamponin per te marre edhe ata pergjigjen ne lidhje me prekjen apo jo nga virusi./SHKODRA-SPORT.COM/