Nje nga blerjet e Vllaznise ne merkaton e veres, pikerisht mesfushori Behar Ramadani, mesohet se nuk ka udhetuar sot me ekipin drejt Ohrit per te zhvilluar fazen pergatitore.

Nga sa mesohet, ish- lojtari i Luftetarit ka ndjere disa shqetesime ne gju gjate diteve te fundit dhe per kete arsye, ai po ben ekzaminimet e duhura per te pare edhe shkallen e demtimit.

Duhet thene se stafi teknik i Vllaznise i druhet ndonje demtimi serioz dhe kjo ndoshta ka qene arsyeja, pse ata vendosen te marrin Bardullen ne skuader, lojtar ky qe luan ne te njejtin pozicion me Ramadanin.

Megjithate shpresat jane qe 29 vjeçari te mos kete ndonje gje dhe t’i bashkohet ne ditet ne vijim ekipit ne stervitje. Ai konsiderohet nje blerje e rendesishme e Vllaznise pasi ne keto sezonet e fundit ka qene nder mesfushoret me te mire te kampionatit.

Kuqeblute kane nevoje per lojtare te tille dhe prandaj trajneri Jonuz po e ndjek me shume interes gjendjen shendetesore te ketij lojtari duke shpresuar qe ta kete shpejt ne stervitje.
www.shkodrasport.com