Leçe është ndarë sot në barazim pa gola me Xhenoan. Sfida ishte e vlefshme për javën e 19-të të Seria A.
Ylber Ramadani qëndroi i gatshëm në stol për Leçen. Në anën tjetër Ekuban nuk ishte në dispozicion të skuadrës së Xhenoas për shkak dëmtimi. Kujtojmë se të dy ishin pjesë e Partizanit në sezonin 2016/17.
Medon Berisha ishte po ashtu i dëmtuar. Kështu trajneri i Leçes nuk e kishte në dispozicion, ndërsa shpresat janë për një rikthim sa më të shpejtë.
Aktualisht Leçe është në zonën e ftohtë, pikërisht në vendin e 18, me 17 pikë. Në anën tjetër Xhenoa renditet në vendin e 13.