Për trajnerin Zekirija Ramadani disfata ndaj Teutës u vendos nga arbitrat, të cilët sipas tij sot bënë shumë gabime. Duke folur në emisionin “Gol pas Goli”, tekniku theksoi se skuadra duhej të ishte mbrojtur më shumë, ndërsa shtoi se euforia u ndikoi gjithashtu për keq.
Ndërsa sa i përket akuzave të trajnerit të Kastriotit, Emiliano Çelës, se ndeshja e dy javëve më parë mes tyre u vendos nga arbitrat, tekniku i skuadrës së Rrogozhinës ka zgjedhur të mos u përgjigjet.
Akuza e Çelës se para dy javëve Egnatia fitoi nga arbitrat: “Nuk dua të flas asgjë për atë që ka thënë ai.”
Çfarë nuk shkoi? “Euforia ndikoi për keq, pasi u bën tre ndeshje pa humbje dhe nuk e menaxhuam siç duhet as futbollistët as ne. E dyta u kthyem te Egnatia para Kastriotit dhe Skënderbeut. Ne sot kishim dy fytyra, pjesën e parë ishim dobët, ndërsa të dytën shumë ndryshe, por edhe arbitri ishte me dy fytyra për vendimet që jepte, duhet të tregohen më të kujdesshëm, pasi ndikon shumë në këtë moment të kampionatit. Ndikoi një vendim i arbitrit, pasi patëm një prekje me dorë nga një lojtar i Teutës dhe ajo duhej të ishte penallti.”
Pedro Augusto, egoist. Ka të bëjë me kontratën?: “Jo nuk ka asnjë pikë të tillë në kontratë, ndoshta është dëshira e madhe e Pedros për të shënuar, me të vërtetë ka qenë sot shumë egoist, por egoisti ekziston te sulmuesit. Besoj se nga ndeshja e ardhshme do ndryshojmë, por sot nuk kishim mundësi tjetër përveç Pedros.”
Pse nuk u mbrojtën mjaftueshëm pjesën e parë, por kërkuan golin me patjetër? “E vërtetë dhe e saktë që duhet të kërkojmë barazimin, por e them edhe njëherë se kjo vjen nga euforia që ka pasur skuadra gjatë këtyre ditëve. Besoj se nëse nxjerrim mësim do të jemi më mirë javën e ardhshme.”