Njëri vjen nga një dëmtim që ka patur dhe tjetri nga një periudhë pa stërvitje. Kanë filluar të punojnë tashmë me grupin dhe shumë shpejt mendohet të japin maksimumin për skudrën.
E kemi fjalën për dy futbollistët e Vllaznisë, Behar Ramadanin dhe Wenderson da Silva Soares. Njëri luan në mesfushë dhe tjetri në sulm.
Trajneri Mirsad Jonuz po i pret “krahëhapur” këto dy lojtarë sepse do t’i shtohen alternativat në dispozicon dhe për rrjedhojë, edhe këto dy reparte do të jenë më të plota për ndeshjet e ardhshme.
Por nëse vlerat e mesfushorit shkodran i njohim të gjithë sepse luan prej vitesh në futbollin shqiptar, me interes është të shohim se çfarë forme do të paraqesë sulmuesi braziliani i cili luan për herë të parë në vendin tonë.
Roli i Ramadanit sidomos pritet të jetë i rëndësishëm në skuadër sepse është një lojtar me eksperiencë dhe do të rregullojë jo pak ballancat në lojën e skuadrës.
© shkodrasport.com