Zemerimi per humbjen ndaj Kukesit vazhdon te jete i madh ne Shkoder dhe jo aq shume per humbjen sesa per lojen e zhvilluar dhe sidomos ne pjesen e dyte te saj.

Tifozi i njohur i kesaj skuadre Meridian Ramçaj gjate emisionit “Ora Sport” ku ka qene i ftuar, e ka konsideruar me se shumti nje nenvleresim te futbollisteve shkodrane kete ndeshje.

“Pa ia hequr meritat ekipit të Kukësit, mu duk më tepër një nënvlerësim i lojtarëve shkodranë në këtë ndeshje. Unë e konstatova këtë gjë që në 10 minutat e para të ndeshjes, me atë eufori që filloi loja.

Para se të shkonim tek goli i Kukësit, po të shohim momentin e Aralicës unë ende nuk e kam të qartë se çfarë deshi të bënte. Goli i Taipit ishte vërtetë shumë i bukur, por ai erdhi edhe nga një gabim i dy mesfushorëve të Vllaznisë.

Ata rrinin paralel me njëri- tjetrin, ndërkohë që i dhanë mundësinë kundërshtarit ta merrte topin, të pozicionohej dhe ta gjuante topin me shumë qetësi pa e shqetësuar askush”- ka thene Ramçaj.