Milan Skriniar i Inter vijon ngjitjen e shkallëve drejt majës së futbollit europian. Që në vitin e tij të parë në Champions League, mbrojtësi sllovak zikaltër është përfshirë në listën e mbrojtësve më të mirë të Europës.

Ky vlerësim për futbollistin e skuadrës së Inter është njoftuar në faqen zyrtare të UEFA-s për Champions League.

I cilësuar si një prej 5 mbrojtësve më të mirë të kompeticionit më të rëndësishëm continental në rang klubesh, Skrinar shoqërohet në podium nga Koulibaly i Napolit, Godin i Atletico Madrid, Stones i Manchester City dhe Van Dijk i Liverpool.

Është padyshim ky muri më i vështirë për tu kaluar në UEFA Champions League, me futbollistë tashmë prej disa sezonesh të konfirmuar në ekipet e tyre, dhe që po bëjnë ligjin edhe në Europë.