Aaron Ramsey dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë zëvendësuesit e parë në historinë e Premier League që shënojnë gol dhe japin asiste, duke e nisur ndeshjen nga stoli.
Në të kaluarën kishte ndodhur që një futbollist që e niste ndeshjen nga stoli të shënonte gol, por për herë të parë dy futbollistë e bënë diçka që tillë dhe secili prej tyre dha nga një asist.
Arsenal fitoi 5-1 ndaj Fulham dhe një nga golat erdhi pasi Aubameyang shërbeu për Ramsey, i cili shënoi me finte, ndërsa pak më shumë uellsiani i ktheu favorin futbollistit afrikan.
“Topçinjtë” luajtën shkëlqyeshëm në pjesën e dytë dhe arritën fitoren e nëntë radhazi në të gjitha veprimtaritë./telesport/