Aron Ramsey do të jetë një transferim i shkëlqyer për Juventusin, sipas ish-mesfushorit legjendar, Andrea Pirlo. Ramsey është i vendosur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, pasi skuadra angleze tërhoqi ofertën e tyre për rinovimin e kontratës.

Kampionët e Serie A thuhet se janë në mesin e klubeve evropiane që dëshirojnë të nënshkruajnë me mesfushorin uellsian dhe Pirlo beson se Juventusi do të forcohet nga ardhja e Ramseyt në Torino:

“Ramsey do të ishte një blerje e madhe,” tha Pirlo për “Sky Sport Italia”. “Juventusi po përgatit një tjetër marrëveshje të shkëlqyer. Ai është një lojtar i fortë dhe mund të bëjë shumë mirë në Itali”, përfundoi ish-mesfushori i bardhezinjve./vipsport/