Rënia nga kategoria e parë e futbollit përjetohet si dramë për ccdo skuadër, pavarësisht nivelit dhe historisë që ka krijuar ndër vite.
Por për një ekip të madh e të suksesshëm të zbresësh nga elita zhgënjimi shtohet më tepër.
Kalimi në kategorinë e parë të Tiranës dhe Vllaznisë në dy sezonet e fundit u konsideruan ditë fatkeqe jo vetëm për to, por dhe për futbollin shqiptar.
Një statistikë e fundit e nxjerrë së fundmi tregon se në rangun e ekipeve që u ngjitën në kategorinë e parë në të gjitha ligat europiane,
Tirana mban vendin e parë me shumë tituj, kurse për ekipet që përjetuan rënien Vllaznia mban vendin e dytë nga ekipet e skualifikuara me më trofe të fituar.