Shumëkush mendon që Lushnja tashmë i ka dhënë lamtumirën Superligës ndonëse ende nuk ka përfunduar as gjysma e garës. Po ashtu, opinioni i përgjithshëm është se Luftëtari dhe Vllaznia do të jenë dy skuadrat e tjera që do të luftojnë për të mos iu bashkuar lushnjarëve. Këtë në fakt e pranon edhe një nga lojtarët e skuadrës gjirokastrite, mbrojtësi Oltion Rapa i cili në një prononcim të sotëm për mediat ëshhtë shprehur:
“Po, me Vllazninë do të jetë “lufta” më e fortë. Lushnjën e kemi prapa në renditje dhe me Vllazninë do të rivalizojmë ndoshta deri në fund, edhe pse edhe disa skuadra të tjera nuk janë shumë larg me pikë. Detyra jonë është që të mbledhim sa më shumë pikë në çdo ndeshje të mbetur të kampionatit.
© shkodrasport.com