Barcelona ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi braziliane Raphinha, i cili vetëm shtyu topin që po shkonte në rrjetë pas goditjes së Pau Cubarsit.
E për këtë braziliani u kritikua shumë nga tifozët në rrjetet sociale se është treguar egoist, derisa ai ka folur pas ndeshjes për golin e shënuar. Braziliani që bëri edhe dy asistime në këtë sfidë ka treguar se i ka kërkuar falje bashkëlojtarit të tij Pau Cubarsi që preku topin.
“I kërkova falje Cubarsít. E preka topin para se të kalonte vijën. I thashë të ishte i lumtur, do t’i numërohej si një asistim për të”, tha Raphinha duke qeshur.
“Ky është roli im për ekipin, të shënoj gola. Nuk mund të them se jemi në gjysmëfinale. Ka mbetur edhe një lojë tjetër. Është gjithmonë e vështirë”.
“Ndeshja e radhës do të jetë shumë ndryshe. Përpara tifozëve të tyre ata do të jenë një ekip ndryshe me shumë cilësi”, tha Raphinha.
Raphinha jo vetëm që shënoi golin e hapjes në mbrëmje, por gjithashtu krijoi dy asistime për golat e Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal. Ai tani ka 19 kontribute në gola në sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve, që përfshin 12 gola dhe shtatë asistime në 11 ndeshje. /Telegrafi/