Në intervistën e tij të gjatë dhënë për France Football, Raphinha foli edhe për interesimet që ka pasur nga Arabia Saudite, me disa klube që ishin vërtet të gatshme t’i ofronin një kontratë shumë të rëndësishme ekonomikisht:

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë vetëm Barcelona. Kam ndier besimin e njerëzve të klubit, e dija vlerën time dhe çfarë mund të jap për Barcelonën çdo ditë”.

Pasi u bë e njohur ardhja e tij, më telefonoi dhe më tha se isha një nga lojtarët për të cilët ai kishte besim, pa më njohur apo më parë më kishte parë duke stërvitur. Kjo ishte shumë e rëndësishme në vendimin tim për të qëndruar dhe më lejoi të punoj në qetësi të plotë për të arritur nivelin më të lartë. Dija që do të isha i rëndësishëm për ekipin.

Cila ishte marrëdhënia e juaj me Xavin?

Edhe pse vitin e kaluar kishte shumë thashetheme për largimin tim, ai vazhdonte të më thoshte se kishte besim tek unë. Po të mos ishte ai trajneri i Barcelonës, nuk do ta vishja këtë fanellë që gjithmonë e kam ëndërruar ta vesh. Xavi ishte i bindur që me punë të palodhur do të bëhesha një lojtar i rëndësishëm. Punonte shumë mbi aspektin psikologjik për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë e nevojshme për t’i bërë gjërat siç duhet.