Të gjithë prisnim që merkatoja e janarit për Vllazninë të dhuronte supriza të këndshme nisur nga dëshira e drejtuesve të saj për të bërë blerje cilësore. Fakti se mund të ishin në dispozicion plot 150 mijë euro (të ardhurat nga largimi i Vajushit dhe Sukajt) apo dhe 100 milionëshi i planifikuar nga Bashkia Shkodër për merkaton, bëntë që shifra në dispozicion për këtë çështje të ishte e konsiderueshme: Rreth 300 milionë lekë të vjetra. Pritej që gjërat të ishin më ndryshe por deri më tani, asgjë nuk ka lëvizur në këtë drejtim. Janë larguar plot 5 futbollistë deri më tani e pikërisht Sukaj, Vajushi, Danaj, Nimani dhe Muça.
Këta janë të larguar zyrtarisht me dokumentacion. I larguar mund të quhet edhe Petroviç që nuk është në stërvitje me ekipin. Po ashtu edhe Sinani që vazhdon të ketë probleme shëndetësore dhe vështirë se do luajë më. Pra numri shkon në 7. Shto edhe portierin e tretë Rexhepi që është huazuar tek Naftëtari. Pa përmendur këtu edhe Djepaxhinë që nuk llogaritet më pjesë e skuadrës. Po kush ka ardhur? Deri tani vetëm malazezi Brnoviç ka ardhur.Shumë pak! Raport shumë i zhdrejtë: 9-1. Vllaznia kësisoj jo vetëm që nuk është forcuar por është dobësuar ndjeshëm. Drejtuesit mund të justifikohen me marrjen ndoshta së shpejti të Morenos, Vuk apo Da Silvës. Nëse ndodh kjo, do të thotë që numri i lojtarëve të ardhur do shkojë në 4. Sërish ka minus në kontigjentin e skuadrës aq sa vetë drejtuesit e klubit kanë menduar ndoshta të hyjnë ata në fushë për të luajtur dhe për ta plotësuar skuadrën me lojtarë!
www.shkodrasport.com