Neymar nuk ka qenë aspak i kënaqur me postimin e fundit në Instagram të Marcus Rashford, i cili ka festuar njëvjetorin e përmbysjes së madhe të realizuar vitin e kaluar në Champions League kundër PSG-së.
Më 6 marsin e 2018-ës, United ka fituar 3-1 në fushën e Parist dhe është kualifikuar në fazën çerekfinale të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.
Pas golit të dytë të Romelu Lukaku-t në pjesën e parë, Rashford ka shënuar një penallti në kohën shtesës, duke kompletuar përmbysjen e lojtarëve të Ole Gunnar Solskjaer.
Neymar, i cili mungoi në atë sfidë për shkak dëmtimi, e ka ndjekur buzë fushës dhe nuk e ka fshehur pakënaqësinë e tij për vendimin e arbitrit për të dhënë penalltinë.
Rashford ka postuar një fotografi të vetes në momentin e gjuajtjes së penalltisë me mesazhin: “6 mars, 2019. Çfarë nate”. Por, Neymar është përgjigjur: “Një natë muti”.