Hertha Berlin sezonin e kaluar ishte pjesmarrese ne Bundesligen 1. Disa jave para fundit, timonin e mori trajneri Pal Dardai, i cili edhe me pare e kishte drejtuar skuadren e kryeqytetit gjerman. Megjithate as angazhimi i tij nuk e ndihmoi qe Hertha te shpetoje nga renia.

Nderkohe ne sezonin e ri 2023-2024 ne Bundesliga 2, Hertha e ka nisur si mos me keq. Ne tri ndeshjet e para pesoi tri humbje, duke fituar vetem ndeshjen e katert dhe momentalisht gjendet ne vendin e 14-te te Bundesliga 2.

Ky nuk eshte problemi me i madh, sepse nga disa qarqe po vijne kritika se si trajneri Pal Dardai ne mesin e futbollisteve ka edhe tre djemte e tij qe eshte rast i rralle ne futbollin profesionist.

Marton Dardai, i biri i tij i madh ishte edhe me pare pjese e ekipit, kurse ne kete sezon ai angazhoi edhe dy djemte e tij te tjere: Bence dhe Palko.

Ne kater ndeshjet e deritashme ne formacionin startues u gjenden dy djemte e kryetrajnerit kurse i treti zakonisht hyn ne loje si zevendesues.

Duke iu pergjigjur kritikave kryetrajneri i BSC Hertha u pergjigj: “Bence Dardai eshte kampion i Evropes me U17. Palko Dardai eshte kampion i Gjermnanise me U18. Marton Dardai eshte futbollisti me vleren me te madhe ne tregun e futbollisteve nga te gjithe futbollistet e Hertha-s”./SHKODRA-SPORT.COM/