Raste pa fund por Vllaznia nuk ia ka dale te shenoje nje gol te vetem dhe te marre fitoren ne ndeshjen miqesore qe ka zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Apolonise se Fierit. Loja e kuqebluve sidomos ne pjesen e dyte ka qene shume e mire por problemi kryesor i tyre vazhdon te jete mungesa e golit.

Vllaznia e nisi këtë miqësoren me formacionin e saj të dytë sepse trajneri Brdariç ka dashur t’u japë mundësinë të gjithë futbollistëve për të treguar vlerat e tyre. Gjatë 45 minutave të para, të dy ekipet janë munduar të shënojnë, por nuk ia kanë dalë dot.

Ishin fierakët ata që dhanë sinjalin e parë me Eyoh I cili në minutën e katërt ka një rast të mirë, por topi I gjuajtur prej tij u ndal në shtyllë. Më pas loja foli për shkodranët, që iu afruan disa herë golit, me Dilaver, Uheid Hoxhën si dhe Mandiangu apo dhe Dedën, por pa sukses.

Pjesa e parë në këtë mënyrë është mbyllur në barazim pa gola 0-0. Në fillimin e së dytës, tek ekipi shkodran filluan të aktivizohen edhe lojtarët titullarë dhe kuptohet që niveli I lojës erdhi duke u rritur. Në minutën e 57-të Demir Imeri ka qenë shumë pranë golit pas ekzekutimit të një goditje dënimi.

Po ky lojtar edhe tetë minuta më vonë do të shpërdoronte një tjetër rast të pastër teksa përballë portierit kundërshtar, vonon dhe më pas gjuan jashtë. Pas tij ka qenë rradha e Victor da Silvës për të humbur një tjetër mundësi të mirë për të kaluar në avantazh kuqeblutë. Ekipi shkodran kontrollon gjithçka në fushën e lojës por I mungon vetëm goli.

Në minutën e 78-të është Kruja që me kokë gati sa nuk e dërgon në rrjetë. E njëjta gjë edhe me Imerin që një minutë më vonë sërish gabon duke e dërguar topin jashtë kur ka mundësi të shënojë por gabon sërish. Presioni I vendasve rritet me kalimin e minutave por goli nuk del në dritë dhe kështu do të ndodhte deri në fund. I gjithë takimi do të mbyllej në barazim pa gola 0-0.

VLLAZNIA- APOLONIA 0-0

Vllaznia: Qarri, Lekaj, Shehi, Imami, N.Hoxhaj, Ramadani, U. Hoxha, Kalaja, Mandiangu, Çoba, Dilaver (Deda 38′), Trajner: Th.
Brdariç. U aktivizuan edhe Zogoviç, Deda, Imeri, Kruja, Jonuzi, Marku, Krymi, Victor da Silva, Gurishta, Isaevski, Adili,Dunga e Isufi.

Apolonia: Cako, Soto, Culli, Andoni, Mehmeti, Zogaj, Haxhiu, Hebeja Zaimaj, Ejoh, Gjata. Trajner: Kolela