Neymar ka pësuar një dëmtim në këmbën e djathtë dhe, në pritje për të mësuar nëse do të operohet ose jo, është e sigurt se do të qëndrojë larg fushave për dy muaj dhe nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës në periudhën kur motra Rafaella ka ditëlindjen.
Kjo e dhënë bie në sy sepse përsëritet prej katër vitesh: edhe pse ditëlindja e motrës është më 11 mars (në kulmin e sezonit), ylli brazilian ka arritur të marrë gjithmonë pjesë në festë.
Në 2015-ën dhe 2016-ën, Barcelona i ka dhënë leje të shkonte në Brazil, duke parë se nuk mund të luante në La Liga sepse ishte i skualifikuar dhe në 2017-ën, viti i tij i fundit me klubin katalanas, ka pësuar një dëmtim muskulor. Në atë rast festa e motrës u zhvillua në Barcelonë.
Vitin e kaluar, Neymar po rikuperonte nga dëmtimi në Brazil. Këtë vit, do të ishte i pesti radhazi, braziliani mund të jetë përsëri i pranishëm në ditëlindjen e motrës, e cila do të mbushë 23 vjeç. Në fakt, nuk dihet nëse ai do të arrijë të rikuperojë për ndeshjen e kthimit të Champions-it kundër Manchester United (6 mars) ose për ndeshjet pasuese të Ligue 1, që do të zhvillohen më 9 dhe 13 mars.
Fakti se në katër vitet paraardhës ka qenë gjithmonë i pranishëm në ditëlindjen e motrës nuk është një lajm i mirë për PSG-në…