Vllaznia e këtij sezoni mbase mbetet mbretëresha e merkatos verore për numrin e lojtarëve të afruar në gjirin e kuqebluve, nderkohë që kualiteti i tyre ka qenë disi skeptik. Në fillim të kampionatit, kuqeblutë, mbase te kapur edhe pak nga euforia e startit te sezonit, morën një grusht të fortë brenda në “Loro Boriçi”, duke u mposhtur 1-3 nga Skënderbeu. Sigurisht, kjo humbje u shoqëruar me shumë “aksesor”. Sulmet ndaj trajnerit Shpëtim Duro dhe ndaj drejtuesve të Vllazninsë filluan. Por sigurisht ata që nuk i shpëtuan valës së mërzisë që shkaktoi humbja ndaj korcarëve, ishin edhe disa lojtarë të ardhur në merkaton verore. Menjëherë i pari që u shigjetua ishte fantazisti Ivan Deliç. Një lojtar që ndaj Skënderbeut nuk arriti të demostronte aftësitë e tij, madje gaboj edhe në njërin nga golat e pësuar, teksa Sabjen Lilaj i rrëmbeu topin dhe shërbeu për Pejiç. Mjaftuan disa minuta dhe Deliç u llogarit nga opinioni i gjërë sportivë si një dështim. Por më pas ndshja ndaj Luftëtarit, Apolonisë dhe së fundmi ndaj Bylisit, nxorrën në pah një tjetër lojtarë. Deliç me fantazin e tij arriti të fitojë zemrat e tifozëve kuqebluve, i rikthye buzëqeshjen drejtorit Armir Grima dhe atyre personave të stafit kuqeblu që kishin besuar më parë në kualitetin e tij. Supergoli i shënuar ndaj Bylisit në atë fitore të shkodranëve, i vuri “kapukun” gjithë aludimeve. Tashmë Vllaznia e ka një nr.10, pavarësisht se mban 22 mbi shpinë.
Por duke arkivuar problemin “Deliç”, në mendje të vijnë dy sulmuesit e këtij ekipi. I pari një i afirmuar i kampionatit shqiptar siç është edhe tiranasi Vilfor Hysa, i dyti kosovari shtatlartë Kastriot Rexha. Dy sulmuesit kuqeblu ende nuk kanë arritur të zhbllokohen dhe tashmë janë ulur në bankën e të akuzuarve. Madje dy lojtarët në fjalë janë lënë në stol ndaj Bylisit. Por mendimi im personal është që siç i është dhënë besim rastit “Deliç”, duhet t’i besojmë edhe dy sulmuesve Hysa-Rexha. I pari ka një motiv më shumë që të gjithë të besojmë. Afirmimi i Vilforit në kampionatin shqiptar ka ardhur kohë më parë. Mund të jetë thjeshtë një moment i keq që duhet të kalojë, pasi në karrierën e futbollistëve kurba kur ndryshon do edhe kohën e saj të shkojë aty ku ka qenë më parë. Ndërkohë që Rexha vjen nga një kampionat i një niveli më të ulët ( me gjithë respektin për superligën e Kosovës). Ai ka qenë një nga sulmuesit më të spikatur të superligës kosovare. Por i duhet kohë të ambjentohet me fizionomin e lojës së Vllaznisë dhe atë të futbollit shqiptar. Mbase mungesa e rivalitetit në sulmin kuqeblu, afrimi i Rexhës si “sulmuesi i parë”, shikimi ndaj tij si “shpëtimtari” i Vllaznisë, e kanë vendosur përpara një presioni të papërballueshëm kosovarin shtatlart, por që ky “stres” kalon me kohën dhe adaptimin e tij më të mirë nga dita në ditë me Vllaznisë dhe futbollin tonë. Por të mos harrojmë që edhe vetë sulmuesi është kapur nga euforia dhe në prezantimin e tij premtonte “lum golash” me fanelën shkondrane. Gjithsesi, tashmë është koha që si Rexha dhe Hysa të mos sulmohen, pasi çdo lëvizje më e vogël, për situatën që ata po kalojnë, i ngarkon më shumë sulmuesit e Vllaznisë, të cilët deri në janar Vllaznia nuk i zëvëndëson dot. Rasti “Deliç” është një shembull i mirë për të besuar në rikthimin e Hysës dhe shpërthimit të Rexhës.
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Rasti “Deliç”, shembull për të mos sulmuar Hysën dhe Rexhën
Rasti “Deliç”, shembull për të mos sulmuar Hysën dhe Rexhën
Opinion nga Andi Matraxhiu