Edicioni i ri në Superiore ka hyrë në një fazë “të nxehtë”. Kemi lënë pas 5 javë kampionat dhe tashmë po bëhen përgatitjet për javën e 6-të.
Vendi i parë mbahet nga Kukësi me 10 pikë, po aq sa Tirana, por fakti që verilindorët fituan ndeshjen direkte, i mban ata në krye.
Mirëpo, diçka interesante është duke ndodhur në tabelën e klasifikimit. Vllaznia, ndodhet në vendin e 7 me 6 pikë të grumbulluara. Shkodranët kanë shënuar vetëm 1 gol, atë të javës së parë, ku mundën Laçin në shtëpi me rezultatin 1-0. Më pas kanë marrë edhe 3 pikë të tjera nga 3 barazime, por që kanë qenë me rrjeta të paprekura.
Pra, me vetëm 1 gol të shënuar, shkodranët kanë marrë 6 pikë. Humbja e vetme për kuqeblutë është ajo ndaj Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin 0-2.
Nëse në sulm skuadra nuk ka pësuar gola, në repartin e prapavijës shenjat janë të mira, sepse së bashku me Teutën, janë 2 skuadrat e vetme që kanë pësuar nga 2 gola./newsport/