“Mundo Deportivo” në Spanjë i ka kushtuar vëmendje skandalit të mbrojtësit Serxho Ramos në lidhje me mosrespektimin e protokollit për testet antidoping. Kapiteni i Realit të Madridit, sipas “Football Leaks”, ka rezultuar pozitiv gjatë testeve antidoping, por UEFA e ka fshehur këtë çështje.

E përditshmja katalanase se kjo gjë nuk ka ndodhur me Ramosin vetëm në finalen e Champions League kundër Juventusit, por edhe në prill të 2018-ës, pas një ndeshje kampionati me Malagën, si dhe në një kontroll të bërë për gjithë skuadrën e drejtuar nga Zidane.

Drejtuesit e Realit, por edhe vetë lojtari, kanë hedhur gjithçka poshtë, duke bërë me dije se janë bërë sqarimet përkatëse. /Vipsport/