E mbani mend Darren Fletcher-in, ish-futbollist i Manchester United për rreth 14 vite dhe i kombëtares së Skocisë? Epo sot ai ndihet një baba krenar. Kjo për faktit se djemtë e tij binjakë, 18-vjeçarë, Jack dhe Tyler, të dy pjesë të Manchester United, ishin kapitenë të Anglisë U-18 dhe Skocisë U-19 në ndeshjet ndërkombëtare të zhvilluara gjatë pauzës së kampionateve

Ndërkohë që ish-‘ylli’ i Man Utd, 41-vjeçar, luajti për Skocinë 80 herë dhe mbajti shiritin e kapitenit 16 herë, djemtë e tij fillimisht kishin vendosur të luanin për Anglinë. Kjo ndodhi deri në tetor 2023, kur Tyler vendosi të ndiqte hapat e të atit.

Kjo ka sjellë situatën e pazakontë ku të dy, Tyler dhe Jack, mbajnë shiritin e kapitenit për shtete të ndryshme, edhe pse janë binjakë.

Tyler mbajti shiritin e kapitenit në një ndeshje të Skocisë U-19 kundër Polonisë, më 22 mars. Jack kishte një performancë më të mirë dy ditë më parë, më 20 mars. Ai udhëhoqi ekipin U-18 të Anglisë në një barazim 2-2 kundër Çekisë.

Ky rast i rrallë erdhi disa ditë pas faktit që Jack shënoi një dygolësh për Man Utd Under-21 në një fitore 5-1 kundër Ëest Brom, me të dy golat që u asistuan nga Tyler.