Ndeshjet e play-off te kategorise U19 te kategorise se pare kane dhuruar edhe ato momente te cilat kane nxituar reagimin e trajnereve dhe drejtuesve te ekipeve.
Njeri prej atyre qe ka reaguar ne kete menyre ka qene edhe zyrtari i ekipit KF Shkodra U19 Rudi Piraniqi i cili ne ndeshjen qe siguroi ngjitjen e ketij ekipi ne kategorine Superiore, duket se ka vepruar jo ne menyren e duhur ndaj kundershtarit.
Si rrjedhoje, Komisioni i Disiplines ne mbledhjen e tij te sotme, ka marre nje vendim ndeshkimor ndaj tij duke e denuar me tre ndeshje pezullim. Ja çfare shkruhet ne kete vendim:
“Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi Piraniqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik”.