12 pikë larg vendit të parë dhe momentalisht jashtë zonës së Europës është një situatë që tifozët e Partizanit nuk e imagjinuan kurrë në fillim të sezonit, por tashmë është realitet.
Nuk ka mjaftuar as humbja në derbin 5-1 përballë Tiranës, por humbja në shtëpi përballë Teutës ditën e sotme ka shtuar dozën e dëshpërimit dhe zhgënjimit të tifozëve të Partizanit.
Në komentet e tyre në faqen zyrtare të klubit të kuq pas përfundimit të ndeshjes së javës së 25-ë të Kategorisë Superiore dallohen kritikat jo vetëm ndaj drejtuesve të klubit, por dhe ndaj trajnerit dhe ekipit. Tashmë titulli duket një fjalë e huaj për tifozët e Partizanit.
Ndërkohë, që situata brenda ekipi u pa qartë sa e vështirë është gjatë sfidës me ekipin durrsak.
Më poshtë janë disa prej komenteve më pikantë të tifozëve të Partizanit pas humbjes me Teutën: