Pas deklaratës së Prefektit Radovani ditën e sotme kur deklaronte se Klubi Vllaznia po përdorej edhe politikisht edhe financiarisht, ka reaguar edhe Bashkia Shkodër pak minuta më parë përmes një deklarate për shtyp në të cilën saktësohen shumë gjëra. Ja deklarata e plotë e shpërndarë për mediat:
Deklarate per shtyp
Bashkia Shkoder ju ben me dije se ne kemi qene te hapur dhe ne perputhje me ligjet , ne punen tone per mbeshtetjen e klubit te futbollit “Vllaznia”.
Bashkia Shkoder ka bashkepunuar ne menyre korrekte, me te gjithe ato biznesmene, qe i jane afruar asaj per te menaxhuar se bashku klubin e futbollit Vllaznia.
Njekohesisht ne vazhdimihst u kemi bere dhe vazhdojme t’i bejme thirrje te gjithe atyre biznesmeneve shkodrane qe te kontribuojne ne financimin e klubit te futbollit, per te lehtesusr financat e bashkise Shkoder dhe per te arritur rezultat e deshiruara, nga sejcili prej nesh.
Ne nuk kemi penguar asnjeri qe te vetofrohet dhe nje gje te tille e kemi treguar me shembuj konkrete ne kampionatin e kaluar .
Bashkia Shkoder ben me dije se ne serish jemi ne pritje te ofrimit te biznesmeneve shkodrane , per te miren e futbollit , per te miren e qytetit tone , por me dhimbje na duhet te pohojme se gjer tani, asnje biznesmen shkodrane nuk ka ndermarre ndonje hap konkret ne perputhje me ligjet per te bashkefinancuar klubin e futbollit Vllaznia.
Ne perfundim duam tj’u shprehim bindjen tone se bashkia Shkoder eshte perpjekur qe brenda hapsirave ligjore ne fuqi, te beje me te miren e mundshme, per futbollin shkodrane dhe do te deshem shprehim vendosmerine tone qe te gjithe ato persona qe do te perpiqen ta pengojne punen e klubit te futbollit Vllaznia do te perballen me ligjin.
Ju faleminderit!