Bashkia Shkodër ka reaguar sot përmes një deklarate për shtyp në lidhje me disa deklarata të bëra një ditë më parë nga Prefekti i Qarkut Shkodër, z. Paulin Radovani në lidhje me fondet e përdorura nga ky institucion për ekipin e Vllaznisë. Në atë deklaratë ndër të tjera thuhej se “Vllaznia nuk mund të mbahet me paratë e jetimëve”. Kjo deklaratë natyrisht që nuk është pritur mirë nga ana e Bashkisë e cila sot përmes zëdhënësit të saj Ritvan Dibra ka dalë me një deklaratë për shtyp në të cilën sqaron shumë gjëra duke i kthyer kësisoj përgjigje Prefektit. Ja deklarata e plotë:

 Deklarate per shtyp

Jemi te detyruar te bejme nje deklarate te tille per te hedhur drite mbi disa te paverteta,  te serviruara ne media nje dite me pare , nga prefekti i qarkut Shkoder, Paulin Radovani .
Bashkia Shkoder e mori  persiper menaxhimin e ekipit te futbollit  Vllaznia, krahas te gjitha detyrave dhe obligimeve te tjera ne sherbim te qytetareve , ne nje moment te veshtire per kete ekip , me pergjegjesine e saj morale dhe institucionale, pasi Vllaznia eshte nje emer dhe nje histori per qytetin e Shkodres.
Gjate kesaj periudhe qe Vllaznia menaxhohet nga Bashkia ,  ne kemi  qene te hapur  dhe  po vazhdojme kontaktet dhe tratativat me biznesmene te ndryshem , qofte per te kontribuar si donatore,  apo per te marre persiper pergjegjesite e drejtimit te klubit te futbollit, por gjithmone ne perputhje me ligjet ne fuqi.
Per mbarevajtjen e ekipit te futbollit , Bashkia ka bere  akordime fondesh shtese ,  por ato jane te perfshira ne shumen e aseteve dhe te kapitaleve te Sh.a., vendime te cilat jane marre nga Keshilli Bashkiak Shkoder dhe ne trasnparence te plote.
Bashkia Shkoder  e sheh te nevojshme qe te sqaroje opinion publik shkodrane dhe me gjere se ,   asnjehere nuk e ka perdore politikisht  ekipin e futbollit Vllaznia, apo klubin Shumesportesh,  por i  ka trajtuar si nje detyrim  moral per qytetaret dhe  qytetin   tone dhe kete,  me mire se kushdo tjeter e di z.Paulin Radovani, ….   sot prefekt i qarkut Shkoder.
Ne lidhje me deklaraten e prefektit te Shkodres, Radovani  nje dite me pare,  ku ai akuzonte bashkine se po shperdoron fondet e qendrave sociale per ekipin e futbollit, duam te sqarojme se: “ Fondet e qendrave sociale, shtepi femijesh, apo te moshuarve  akordohen nga qeveria  qendrore me destinacion dhe jane te parashikuara ne grantet  e kushtezuara. Keto fonde,  menaxhohen nga ministria  e mireqenies sociale dhe rinise ,  ndaj askush nuk ka tagrin qe ti preke ato, duke ndryshuar destinacionin  e tyre,  sipas interesave te njerit apo te tjetrit  .
Ju faleminderit