Pas Armando Cungut, edhe një tjetër ish- futbollist dhe ish- trajner i Vllaznisë ka reaguar në lidhje me aktin e ndodhur dje ndaj trajnerit aktual të kësaj skuadre Ernest Gjoka.
Bëhet fjalë për Edi Martinin i cili me një reagim në faqen e tij në facebook pak minuta më parë, dënon një akt të till.
“Megjithëse vonë, e kam ndjekë me vëmendje dje ngjarjen e shëmtuar që ka ndodhë me trajnerin e Vllaznisë Ernest Gjoka.
E dënoj si sportist dhe si trajner dhe kryesorja, si qytetar i Shkodrës, më vjen turp që një ngjarje e tillë ka ndodhë në qytetin tim të dashtun”.
Natyrisht që të tilla solidarizime ia vlejnë sepse në këto momente të vështira duhet të tregojmë se të gjithë ne jemi kundër këtyre akteve të turpshme të goditjes së një trajneri për shkak të detyrës.
© shkodrasport.com