Fajtori i golit të dytë të Italisë në ndeshjen kundër Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka qenë qendra e vëmendjes së memeve me veprimet e tij qesharake gjatë ndeshjeve të fundit të kuqezinjve, që na kanë kushtuar shumë.
Jo vetëm shqiptarët, por tani atë kanë filluar ta kritikojë e gjithë Europa, për rastin e fundit, në golin e Barales, ku shkodrani uli kokën duke lejuar topin të depërtojë dhe të shkojë në rrjetë.
Për këtë arsye Hysaj ka reaguar me anë të një story në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, ku i ka kërkuar falje të gjithve për veprimin:
“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti perkoj ndjese te gjithe tifozeve shqiptare per gabimin teknik dhe instiktiv qe shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores.
Kush me njeh, e di mire qe do jepja çdo force qe kam e do te beja çdo sakrifice per kete bluze siç kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik. Nga ana tjeter, falenderoj perzemersisht te gjithe tifozet e panumert qe me kane derguar mesazhe konfrontimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozeve aneembane te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.Tashi te koncentrohemi tek ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmone!”