Situata në Shqipëri nga Koronavirusi nuk paraqitet aspak e mirë, por te Bylisi vazhdojnë të qetë stërvitjen.bylisii
Në një foto të postuar në “Instagram”, shihen lojtarët e Bylisit që duket lumtur dhe vazhdojnë stërvitjen e tyre, pavarësisht thirrjeve të shumta nga të gjithë, për të qëndruar në shtëpi.
Por nje veprim i tille eshte kritikuar jo pak nga njerezit e mjekesise. Ne lidhje me kete çeshtje eshte prononcuar edhe fizioterapisti i Vllaznise i cili ditet e fundit eshte shume i angazhuar me instancat shteterore ne sherbim te situates se krijuar dhe nuk ka munguar te jape herepashere edhe keshilla se çfare duhet bere ne nje situate te tille.
Ne lidhje me stervitjen e ekipit te Bylisit, Haxhaja do te deklaronte: “Mendoj dhe besoj se stervitja ne grup nuk eshte aspak normale dhe nuk mendoj se ate futbollisteve te Bylisit ua ka sugjeruar stafi mjekesor i kesaj skuadre.
Mund te jene instanca te tjera te cilet kane vendosur qe stervitja te vazhdoje, por kjo nuk eshte aspak normale. Instancat perkatese shteterore duhet te urdherojne ndalimin e stervitjes se ketij ekipi, ashtu siç ka ndodhur edhe me ekipet e tjera qe e kane nderprere tashme ate.
Perderisa Reali, Juventusi apo ekipe te tjera te medha e kane nderprere stervitjen, pse te mos veprojne keshtu edhe ekipet tona? Situata nuk eshte e mire dhe duhet te bejme shume kujdes. Forma fizike kuptohet qe duhet ruajtur, por me se shumti ne keto momente duhet te mendojme per shendetin dhe jeten e njerezve”.
© shkodrasport.com