Situata e krijuar edhe kete fillim-sezoni me arbitrat e kolegjiumit te Shkodres qe jane menjanuar thuajse teresisht nga Sektori i arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit, ka krijuar jo pak pakenaqesi ne Shkoder.

Ata qe jane pjese aktuale e arbitrimit apo kane lidhje indirekte me te, nuk kane arritur dot te bejne publike kete gje ngaqe i druhen ndonje hakmarrje edhe me te madhe nga personat pergjegjes ne Federate.

Por ai qe ka gjetur guximin te flase eshte ish- arbitri i ketij kolegjiumi Bardh Maçi, i cili ndonese jeton prej vitesh ne Irlande eshte shume prane halleve dhe shqetesimeve te arbitrave aktuale te kolegjiumit te Shkodres. Ja çfare ka shkruar ai ne nje status te publikuar ne rrjetet sociale prej tij pak minuta me pare:

“DERI KUR ?

Pra deri kur duhet me duru talljen me kolegjiumin e arbitrave te Shkodres nga persona qe s’kane karakter, dinjitet e as burrni.
Padyshim pa lane mbas dore edhe persona qe s’kan lidhje aspak me arbitrimin ne FSHF.

Kush jeni ju qe doni t’i vendosni kemben KASH?
Kush jeni ju qe doni ta zhdukni nga futbolli shqiptare KASH?

A e dini ju sa pesha ka mbajte KASH ne kampionatin shqiptare te futbollit qysh se asht kriju futbolli dhe pastaj nder vite, duke perfshi ketu edhe vitet qe kam arbitru une dhe te gjithe me radhe, perpara e pas meje.

Pa dashte me shkru ktu emra, sepse atehere duhet nji liber me emra te medhenje te arbitrimit Shkodran, duke fillu me te parin arbiter te FIFA-s Qazim Dervishi e te tjere me radhe nder vite ne futbollin tone dhe jo vetem.

HARROJENI dhe mos t’i shkoje ndermend askujt se do ta shkrini KASH nga futbolli Shqiptare per interesa tuaja personale dhe jo vetem.
Ju nuk jeni te perjetshem aty ne drejtim, ndersa arbitrat e Shkodres dhe te gjith Shqiperise padyshim do te jene aty persa te ekzistoje futbolli shqiptar.

Mos harroni se do t’ju vije dita te gjithve me radhe qe te gjykoheni per dramen qe po i shkaktoni arbitrave te Shkodres dhe jo vetem.

Dua t’ju bej nji thirrje te madhe mediave lokale sportive te Shkodres, qe te bajne nji emision te veqante per ate çfare po i shkaktojne kolegjiumit te arbitrave te Shkodres.

Nqfs ka mbet ndonji Shkodran ne studio televizive lokale, i baj thirrje qe urgjent duhet me ba kete gja per te miren e KASH, sepse ato djem dhe vajza te mrekullueshem jane edhe nji pjese e futbollit Shkodran

Shkodra asht kryeqendra e veriut dhe bile ma shume.
Shkodra asht pjese e Shqiperise dhe jo e Serbise mor drejtues te FSHF !

Perjete Shkodran dhe padyshim Shqiptare”