Ne Shkoder nje nga temat me te diskutuara prej vitesh ka qene ajo e mungeses se hapesirave ne ekipin e pare per elementet e dala nga Akademia Vllaznia. Edhe sivjet qe ka ndodhur nje ndryshim per mire ne kete drejtim, serish ka nga ata qe jane te pakenaqur se ne skuader mungojne blerjet e bujshme.
Por nga ana tjeter, ekzistojne edhe mendime te tjera sipas te cilave, Vllaznia nuk ka nevoje te bleje lojtare stoli. I ketij mendimi eshte edhe ish- drejtori i Akademise Vllaznia per disa kohe dy sezone me pare, pikerisht Arben Maliqi.
Ne nje shkrim te “Shkodra Sport” tre dite me pare per largimin e Albi Shpuzes nga Vllaznia, ai ka reaguar duke dhene mendimin e tij si me poshte:
“Tek Vllaznia nuk eshte e nevojshme me marr lojtare te huaj per stol. Nese Vllaznia ka Akademi qe del Kampion me U21 e U17 nuk duhet me e diskutu hiç qe stolin me e pase nga lojtaret e Akademise. Kjo eshte mire per lojtaret, per financat, por edhe per tifozerine qe nuk i “ngjit” dot nje lojtar i huaj ne stol.
Rasti “Shpuza”, ishallah nuk pasohet nga largime te tjera te te rinjve qe nuk i jepet hapesira tek ekipi i vet. Vllaznia duhet ndertuar me 10 lojtare me eksperience dhe 10 lojtare te rinj si dublanta ne cdo pozicion.
Vetem keshtu ekipi nderton te ardhmen e sigurte. Blerje boshe me lojtare nga jashte qe vijne per rezerva, jane kosto qe nuk rikthehen ne Klub”./SHKODRA-SPORT.COM/