E ka drejtuar Vllaznine pikerisht nje vit me pare. Nuk qendroi shume ne Shkoder, megjithate ato muaj i kane mbetur ende ne mendje dhe madje i konsideron nder me te bukurit e karrieres se tij si trajner, ndonese ne Kosove ka fituar shume trofe.
E kemi fjalen per ish- trajnerin Fabian Gjuka. Ai njekohesisht eshte nje ndjekes i rregullt i gazetes tone me te cilen informohet per gjithçka ndodh me basketbollin shkodran dhe jo vetem.
Trajneri i njohur kosovar duket se nuk e ka perjetuar aspak mire renien e Vllaznise se basketbollit nga Superliga. Permes nje mesazhi te derguar ne redaksine e gazetes tone, ai shpreh keqardhjen per kete deshtim, por njekohesisht shpreson qe gjerat te ndryshojne shpejt.
“Po me vjen shume shume keq per Vllaznine dhe qytetin e Shkodres qe ekipi i basketbollit te meshkujve ka rene ne kete pozite. Ai ka qene klubi ku kam kaluar momentet me te mira te karrieres dhe ne saj edhe te punes sime dhe udheheqjes, Vllaznija i luajti dy finalet.
Une shpresoj shume qe me nje organizim me te mire, Vllaznia do kthehet ku e ka vendin ne Superlige dhe do e shohim prape ne lufte per te dy trofete. Respekt maksimal edhe per ju, Gazeta Shkodra Sport Online”.