Kryesueset e kampionatit pas fazës së parë velipojaket e Adës pak ditë më parë bën realitet blerjen e golashënuesve më të mirë të femrave për këtë edicion- Megi Doçin e ekipit Tirana AS. Me këtë përforcim, u duk se ajo skuadër do ishte sërish e favorizuar për të qenë ajo kampione e vendit edhe këtë edicion, por nuk mendon kështu Juban Danja. Ekipi rival i Adës, që ndodhet vetëm tre pikë pas saj në renditje, ka bërë të mundur sot marrjen e tre futbollisteve kosovare. Bëhet fjalë për Sadije Koçin mbrojtëse, Adelina Deda po mbrojtëse dhe sulmuesen Endrina Elezi.
Të tre këta futbolliste janë nga Gjakova dhe pritet ta rrisin ndjeshëm forcën e Juban Danjës në ndeshjet e kupës së Shqipërisë por edhe fazën e dytë të kampionatit. Presidenti i këtij ekipi Ferdinand Jaku për gazetën online www.shkodrasport.com do të shprehej kështu në lidhje me marrjen e këtyre tre futbollisteve: “Sëbashku me donatori tjetër Agim Cani, u bë e mundur marrja e këtyre tre futbollisteve kosovare dhe me marrjen e tyre besoj se Juban Danja është forcuar ndjeshëm, çka do të bëjë që ajo të jetë sërish një pretendente e fortë për fitimin si të Kupës së Shqipërisë ashtu edhe të kampionatit kombëtar ndonëse jemi tre pikë larg vendit të parë”.
www.shkodrasport.com