Nje deklarate e dhene per mediat ditet e fundit nga mesfushori Ardit Krymi eshte keqinterpretuar dhe tjetersuar duke bere qe 23 vjeçari te ndihet jo mire dhe per kete arsye, ka kerkuar te reagoje per “Shkodra Sport” duke thene”:

“Ne fakt jam habitur me ato qe kam lexuar sepse shkruhej qe keto do te jene 6 muajt e mi te fundit tek Vllaznia dhe me pas do ta mbyll me skuadren shkodrane. Une nuk kam thene keshtu dhe nuk e them kurre.

Jam shprehur se kontrata ime aktuale me Vllaznine mbaron ne fund te ketij sezoni dhe kaq. Nuk dua qe gjerat te keqinterpretohen. Madje po ju konfirmoj per gazeten tuaj se jam i gatshem te ulem qe tani me drejtuesit e klubit Vllaznia dhe te firmos kontraten e re.

Me Vllaznine me lidhin shume gjera dhe e kam te veshtire te largohem prej saj. Kjo eshte e verteta e deklarates time dhe po ashtu edhe e te ardhmes time”.

Ne kete menyre, Krymi ka shprehur hapur “dashurine” per ngjyrat kuqeblu dhe me siguri qe do te vijoje te jete pjese e Vllaznise edhe ne te ardhmen sepse prej 2-3 vitesh ai ka rregullisht oferta nga ekipet e tjera, por asnjehere nuk eshte larguar nga Shkodra.
www.shkodrasport.com