Numri 1 I klubit shkodran nuk është dukur aspak I mërzitur nga lajmi i publikuar sot për firmosjen e kontratës së futbollistit malazez Balsa Bozhoviç në Austri. Madje, është parë të jetë I lumtur se nuk I ka penguar karrierën këtij futbollisti për të firmosur një kontratë të re, shumë më të lartë nga ana financiare. Në një prononcim për mediat sonte ai ka thënë: “Bozhoviç ka ardhur dhe më ka kërkuar leje për të shkuar në Austri. Madje po ju them se Bozhoviç ende nuk ka firmosur atje, pavarësisht se çfarë thuhet në media. Ai do hedhë firmë atje ditën e hënë dhe para se ta bëjë këtë gjë, do jetë këto ditë në Shkodër për të na takuar dhe për të na përshendetur. Arsyeja se pse nuk e penguam këtë futbollistë që të mos shkonte në Austri, ishte oferta e jashtëzakonshme që ai pati nga kjo skuadra austriake. Madje për të qenë I hapur edhe me opinionin publik, po e bëj të ditur.

Me Lustenaun, ai do të marrë plot 250 mijë euro në sezon ndërkohë që kontrata e firmosur me ne ka patur vlerën e saktë prej 46 500 eurosh. Në kushte të tilla, edhe moralisht s’kishim sesi t’ia prishnim karrierën këtij futbollisti. Për më tepër, që ai ishte një futbollist I ekipit të Zetës, klub me të cilën ne siç dihet jemi binjakëzuar dhe në mes dy klubeve vëllezër, nuk duhet të ketë barriera të tilla. Prandaj dhe Bozhoviç erdhi, mori leje dhe tashmë do firmosë në Austri”.Dy futbollistët e tjerë malazezë nuk bëhet fjalë për t’u larguar. Nëse lejuam njërin për të ikur, këta dy të tjerët vazhdojnë të jenë pjesë e Vllaznisë”.

www.shkodrasport.com