Humbja e fundit ne Vlore ndaj Beses, ka “djegur” shume tek Flamurtarit. Tifozet e irrituar ne rradhe te pare me drejtuesit e skuadres se tyre dhe po ashtu edhe me futbollistet vlonjate, kane reaguar edhe ndaj kavajasve teksa nuk kane munguar sendet e forta apo dhe karrigia ne koken e trajnerit Çela.
Per te gjitha keto, ka reaguar ne nje prononcim per median e shkruar, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi i cili ka dyshimet e tij se tre futbolliste te kesaj skuadre kane luajtur kunder saj.
“Besa luajti një futboll të shkëlqyer. Fituan me djersë dhe me hak, por e përsëris, nuk merrem me thashethemnajën që më erdhën pas ndeshjes dhe më thanë që dy ose tre lojtarë kanë luajtur si “kolonë e pestë” pranë ekipit tonë. Unë nuk dua ta besoj këtë, pasi në skuadrën e Flamurtarit ka djem që agjërojnë, ka djem që janë të devotshëm në Zot dhe që nuk i hyjnë në hak klubit e qytetit. Jam i sigurt që nuk ka djem që shesin fanellën dhe nuk bëhen kurrë “kolonë e pestë”.
Janë dy zëra. Njëri, që thonë se Idrizi nuk do ta çojë ekipin në Superiore dhe e kemi dëgjuar nga krahu i tij i djathtë. Më ka marrë para ndeshjes një gazetar i njohur dhe më ka pohuar, që më ka thënë dikush se Idrizi nuk do ta fusë në elitë skuadrën. E para, Idrizi nuk ka krah të djathtë. Zëri i dytë ka të bëjë se 3 lojtarë të Flamurtarit kanë qenë kolonë e pestë, kanë luajtur për llogari të të tjerëve dhe më sjellin edhe kolona zanore të regjistruara.
Unë nuk dua ta besoj, pasi këta djem na kanë sjell deri këtu dhe jemi një pikë larg vendit të tretë. Kemi dy ndeshjet e radhës me dy skuadra (Erzeni dhe Vora), që kanë luajtur me ndershmëri në futbollin shqiptar. Ekipi nuk duhet kryqëzuar në këtë farë feje. Ndodhi një fatkeqësi. Ky është portieri që na ka shërbyer në mënyrë të devotshme kaq kohë.