Sulmuesi i Boka Zhuniors, Karlos Tevez i ka kërkuar futbollistëve elitarë të shkurtojnë rrogat e tyre, për të ndihmuar klubet që të përballojnë krizën financiare shkaktuar nga koronavirusi.

Sipas 36 vjeçarit argjentinas, ky veprim duhet ndërmarrë nga futbollistët elitarë sepse futbollistët e tjerë mund të jetojnë pa rroga vetëm 6 muaj, maksimumi 1 vit.

“Klubet duhet të përfshihen. Ne duhet të ndihmojmë. Unë me kënaqësi do të shkoja të ndihmoja komunitetit për shembull duke gatuar apo dhe punë të tjera.

Një shembull i madh do të ishte nëse ne të gjithë, futbollistë, aktorë, etj., do të dilnim dhe ndihmonim lagjet e varfra, ku ka më së shumti nevojë për ndihmë,” tha Tevez ndër të tjera për “American TV”./panorama-sport/