Klubi i Terbunit ka reaguar mbremjen e sotme ne lidhje me disa lajme qe kane qarkulluar ne media te ndryshme per nje dhune te ushtruar ndaj futbollisteve te Egnatias. Permes faqes zyrtare te tij, ai e ka mohuar nje ngjarje te tille. Ja çfare shkruhet ne kete reagim:

“Klubi ynë reagon ashpër ndaj gazetes “Panorama Sport” dhe disa portaleve duke akuzuar dhe hedhur “baltë” ndaj stafit, drejtuesve dhe tifozëve tanë ku thuhet se, janë goditur lojtarët kundërshtar pa asnjë provë dhe fakt. Tifozë në stadium nuk ka pasur sipas protokollit të FSHF-së dhe në stadium sot kanë qënë vetem zyrtarë të klubeve përkatëse.

Turp i madh cfare shkruan kjo gazetë ku asnjë fjalë nuk eshte e vërtetë të gjitha janë mashtrime dhe të gjitha janë dashakeqese ndaj ekipit tone. Lojtarët e Egnatias nuk janë prekur me dore nga asnjë nga drejtuesit tanë por aq më pak nga tifozë të jashtem ose të sigurimit.

Lojtari brazilian i ekipit të Egnatias pa asnjë shkak konfliktohet me njërin nga sigurimi i stadiumit, ishte episodi i parë. Portieri i Egnatias konfliktohet me njërin nga fëmijet e topave dhe normalisht lojtaret tane shkojne per ti ardhur ne ndihme aty ishte episodi i dytë, pastaj për nderhyrje të gabuar të lojtareve kundershtar ka pasur konflikt verbal mes lojtarëve dhe shumë pak fizik, ishte episodi i tretë.

Klubi ynë do të ndjekin cdo hap ligjor për keto shpifje nga kjo gazete dhe ato media matrapaze. Pra të dashur tifozë/e PUKJANË asgjë nga kjo gazete e blere nga persona mafioz nuk është e saktë! #forcaKFTËRBUNIPUKË”