“Shume zhurme per asgje”. Keshtu mund te thuhet ne lidhje me shkrimin e publikuar sot nga “Panorama Sport” ne lidhje me nje padi dhe gjyq te hapur nga Vllaznia ndaj Bylisit per futbollistin Eridon Qardaku.

Sipas ketij shkrimi, thuhej se shkodranet kerkonin 120 milione leke per periudhen e formimit te ketij futbolli tek Akademia e tyre dhe madje behej e ditur edhe data e gjyqit ne Dhomen e Zgjidhjes se Konflikteve, pikerisht me 21 janar.

Por ne fakt ka reaguar ne lidhje me kete çeshtje, klubi Vllaznia ka mohuar gjithçka duke thene se nuk ka asnje gjyq te hapur dhe asnje padi te bere, por nga ana tjeter, ka shpjeguar se per kete çeshtje, dy klubet do te merren vesh me njeri- tjetrin duke zbatuar rregulloret perkatese. Ja çfare shkruhet ne komunikaten e klubit shkodran:

“Ditën e sotme në median e shkruar është botuar një lajm sipas të cilit Vllaznia ka paditur dhe hedhur në gjyq Klubin e Bylisit, pikërisht për shkak të çështjes së futbollistit Eridon Qardaku.

KF Vllaznia sqaron mediat dhe të gjithë opinionin publik se nuk ka bërë asnjë padi ndaj këtij klubi për këtë çështje dhe nuk ka asnjë gjyq të hapur me të. Mbase mund të jenë klube të tjera që kanë pretendime, por ne jo.

Sa i takon pagesës të tarifës së kompesimit për lojtarin në fjalë, Vllaznia dhe Bylis do të merren vesh me njëri- tjetrin pa patur nevojën për pasi apo gjyqe, por thjesht duke zbatuar rregulloret e FSHF-së, UEFA-s e FIFA-s për çështje të tilla”.