Ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, ajo në mes Vllaznisë dhe Tiranës, nuk është zhvilluar. Dhuna e ushtruar fillimisht jashtë pallatit të sportit “Asllan Rusi” nga tifozët bardheblu në dëm të shkodranëve, ka vazhduar me zbritjen e tyre edhe në parketin e fushës dhe për rrjedhojë, drejtuesit e Vllaznisë kanë futur ekipin në dhomat e zhveshjes dhe duke parë që në pallatin e sportit nuk kishin sigurinë e duhur, kanë vendosur që të mos e vazhdojnë më ndeshjen.

Ndërkohë, ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, dy prej të huajve që janë pjesë e Vllaznisë, basketbollistët amerikanë, Palmer dhe Olivier janë të zhgënjyer nga ajo çfarë përjetuan ditën e djeshme.”Dje ishte nje eksperience qe nuk e kisha kaluar ndonjehere ne jeten time. Na vjen keq per tifozet e Vllaznise, sepse ne mund ta fitonim ndeshjen dhe ti gezonim ata, por ajo cfare ndodhi dje ishte nje cmenduri e vertete. Shpresojme qe ndeshjen tjeter te mos kemi te njejtat probleme”- ka thënë fillimisht Palmer.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe amerikani tjetër, Olivier i cili i bën thirrje Federatës për të marrë masat për ndeshjet e tjera. “Ishte hera e pare qe shoh qe dicka e tille, keshtu qe vetem kam vrapuar per tu larguar nga parketi i pallatit te sportit. Fatmiresisht, askush nga lojtaret e ekipit tim nuk eshte demtuar. Shpresojme qe Federata Shqiptare e Basketbollit tashme e di se cfare ndodh mes dy tifozerive dhe te pergatitet per te evituar te tilla situata”- është shprehur lojtari i sapoardhur në kampionatin shqiptar.Edhe trajneri kroat Jeronimo Sarin fajëson mosmarrjen e masave, sidomos nga policia për të evituar gjëra të tilla.”Fatkeqesisht ky nuk eshte sport dhe nuk ka asnje lidhje me sportin. Shpresoj qe situata te tilla te mos i shof me ne jeten time. Me vjen jashtezakonisht keq per tifozet e Vllaznise, te cilet kishin ardhur ne Tirane per te ndjekur ekipin e tyre te zemres dhe te perfundojne duke I qelluar . Ju shpreh keqardhje dhe shpresoj mos kete me situate te tilla sepse ato erdhen per te pare skuadren e tyre, por huliganet i goditen ata ne rruge. Kjo eshte e tmerrshme. Une shpresoj qe askush te mos kete marre demtime te renda dhe te rikthehen sa me shpejt ne pallat te sportit per te na mbeshtetur. Organizimi i ndeshjes ishte nen nivel qe duhej te ishte sepse brenda te pallatit te sportit ishin 3 mije persona dhe minimum duhej te ishin 200 police, por mesa duket ata nuk e prisnin qe do te kishte perplasje mes tifozerive. Pas ndeshjes degjova qe kjo ishte hera e pare qe ndodhte dicka e tille ne nje ndeshje basketbolli. Shpresoj qe federata te mos jete me e surprizuar nga ajo çfare ndodhi por te marre masa per te mos u perseritur situate te tilla”- është shprehur njeriu që drejton sot Vllazninë. Pas këtyre ngjarjeve tashmë mbetet të presin se çfarë vendimi do të marrë Federata Shqiptare e Basketbollit në lidhje me këtë takim, nëse do ta zhvillojë me tifozë apo jo, në Tiranë apo diku tjetër. Por më parë, duhet të nxjerrë përgjegjësitë e asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e së enjtes.