Lajmet që kanë qarkulluar sot nëpër rrjete sociale apo dhe në portale të ndryshme, sigurisht që kanë shqetësuar drejtuesit e Vllaznisë. Ata nuk mund të pranojnë kurrsesi shpifje të tilla siç i kanë quajtur dhe për këtë, kanë bërë një reagim zyrtar në faqen e klubit ku i hedhin poshtë ato dhe paralajmërojnë se në rast përsëritje, do t’i drejtohen organeve kompetente për nisjen e çështjes penale për të gjithë ata që shpifin. Ja çfarë shkruhet në reagimin e klubit Vllaznia:
Në lidhje me disa shkrime të sotme në rrjetet sociale apo dhe në portale të ndryshme, të cilat në mënyrë të pakuptimtë flasin për një “Skandal tek Akademia Vllaznia”, jemi të detyruar të reagojmë për të mbrojtur veten dhe imazhin e klubit tonë. Më poshtë, bashkangjitur është lista e ekipit që është federuar zyrtarisht në Federatën Shqiptare të Futbollit për sezonin 2017-2018.
Prej kësaj liste, do të dalë edhe lista e ekipit që do të marrë pjesë në ndeshjet e Champions Youth League. Atyre do t’u shtohen edhe tre futbollistë të ditëlindjes 1998 që e lejon rregullorja e UEFA-s për të luajtur në këto ndeshje dhe bëhet fjalë për futbollistët Denis Miloti, Belajdi Pusi dhe Endi Brahimi. Mjafton të shohim emrat e kësaj liste për të kuptuar se shpifjet e bëra janë shumë të rëndomta. Në këtë listë futbollistësh, 9 prej tyre kanë qenë pjesë e ekipit edhe sezonin e kaluar kur ai është shpallur kampion I Shqipërisë, 15 futbollistë kanë luajtur sezonin e kaluar me ekipin U-17 të Akademisë Vllaznia dhe vetëm një futbollist, Emrah Fikaj ka ardhur sivjet në rradhët e tij nga ekipi “Rozafa”. Plot 24 futbollistë siç e shikoni, kanë qenë pjesë e Akademisë tonë prej disa sezonesh dhe nuk mund të bëhet fjalë për shpifje të turpshme që kanë qarkulluar si opsion për rregjistrimin tek Akademia Vllaznia. KF Vllaznia I bën thirrje publike të gjithë atyre që nëpërkëmbin dhe shpifin në adresë të tij se kjo është hera e fundit që do ta kalojmë me një reagim të tillë sepse në rastin më të parë që do të shfaqet një rast I tillë, do t’I drejtohemi organeve kompetente për nisjen e çështje penale.
KLUBI I FUTBOLLIT VLLAZNIA