Ditën e djeshme në “Loni papuçiu” është zhvilluar ndeshja mes Apolonisë dhe Vorës, takim ky që ka përfunduar në shifrat 2-1 në favor të skuadrës vendase. Porn ë këtë takim ka ndodhur edhe një situatë e shëmtuar.

Arbitri i katërt i takimit, Blerim Ziri është goditur me stol në kokë, i cili ra menjëherë pa ndjenja në fushë. Është dashur ndërhyrja e stafit mjekësorë për të normalizuar situatën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar Vora, të cilët theksojnë se stadiumi kisht emungesë të theksuar sigurie dhe stoli nuk erdhi nga tribuna e tifozëve miq, por nga tribuna kryesore.

“FK Vora përmes kësaj komunikate zyrtare dëshiron të njoftojë opinionin publik për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen me FK Apolonia, e luajtur ditën e sotme (11.11.2023) në Stadiumin Loni Papuciu, në kuadër të javës së 11-të të Kategorisë së parë.

Në përgjigje të reagimit të publikuar nga skuadra e FK Apolonia për ndeshjen e zhvilluar sot, theksojmë se kryesia dhe i gjithë stafi i klubit tonë Vora, distancohet dhe i dënon veprimet e tilla, ku lojtarët, stafi teknik dhe arbitrat ofendohen apo sulmohen në ndeshjet futbollistike në vendin tonë.

Edhe pse qëndrimi juaj apo reagimi juaj në disa raste nuk është i saktë, ku stadiumi nuk i plotëson të gjithë kushtet e nevojshme për sigurimin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe të tifozëve sipas rregullave të FSHF, ku kishte munges të theksuar sigurie.

Sa i përket arbitrit të katërt, Blerim Ziri i goditur me stol ne fundin e ndeshjes, ku stoli erdhi nga tribuna kryesore dhe jo nga sektori mik. Ftojmë klubin FK Apolonia, që të jetë më konstruktiv në deklaratën që kanë bërë”, ka shkruar klubi në rrjetet sociale.