Sponsori i Vllaznise Alban Xhaferi permes nje statusi te publikuar pak minuta me pare, ka dashur te siguroje te gjithe tifozet e Vllaznise se projekti i tij “rikthim tek suksesi” vazhdon sepse mbi te gjitha eshte nje projekt afatgjate.
Ai u kujton te gjitheve se Vllaznia eshte me merite ne vendin e pare dhe konkurruese e denje me cdo ekip. Por nga ana tjeter, ai eshte ndalur edhe tek kritikat e shumta qe kane shperthyer sidomos pas barazimit te djeshem me Kukesin.
Sipas tij, ka kritika me shume vend te cilat do sherbejne per mire, por ai konstaton se ka edhe dashakeqesi per te hedhur balte per kete projekt serioz. Pikerisht per kete arsye, ka publikuar edhe renditjen aktuale te Vllaznise se ketij sezoni ku Vllaznia eshte ne vendin e pare me 42 pike, ndersa nje vit me pare ne te njejten faze te kampionatit Vllaznia ka qene 8-ta me 31 pike. Ja cfare shkruan ne statusin e tij Xhaferi:
“Miq dhe dashamirës!
Dua t’ju siguroj qe kemi ambicien e plotë për të vazhduar fuqishëm projektin tone #rikthimteksuksesi.
Kjo që kemi nisë nuk është vetëm për sot por edhe per të ardhmen, ndonëse ajo qe sot te gjithe po shofim dhe po prekim është nje Vllazni qe kryeson ne vendin e pare dhe për më tepër është konkuruese dhe e denjë me cdo ekip!
Bashkë me ju kemi ndarë cdo fitore por edhe humbje dhe synimi jonë është qe Vllaznine ta çojmë aty ku e meriton.
Sigurisht që ka kritika shumë e shumë me vend të cilat na ndihmojnë që të përmirësohemi, por edhe dashakeqësi jo pak që duan të hellin balte për këtë projekt serioz
Me ndihmen e Zotit, me kurajo, me durim, dhe bashkuar si nje VLLAZNI do ecim përpara dhe më të fortë
Forza Vllaznia!