Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme për të dhënë verdiktet e javës së që lamë pas në furtbollin shqiptar. Pas përfundimit, Disiplina ka publikuar vendimet duke “masakruar”, mbrojtësin e Bylisit, Jurgen Goxhaj me 8 ndeshje pezullim si dhe presidentin e klubit ballshiotë, Besnik Kapllnaj. Dënimit nuk i ka shpëtuar as Tirana që duhet të paguajë dëmet e shkaktuara nga tifozët në sfidën ndaj Teutës në “Air Albania”.

Vendimet e Disiplinës:

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.